DUKESHA ME E RE E SUSSEX/ Kush është ajo dhe historia e familjes së saj – AlpeGossip
DUKESHA ME E RE E SUSSEX/ Kush është ajo dhe historia e familjes së saj

DUKESHA ME E RE E SUSSEX/ Kush është ajo dhe historia e familjes së saj

Meghan Markle, Dukesha e re e Sussex u martua me Princin Harry. Kush është Meghan Markle?
E lindur më 4 gusht 1981 në Los Angeles, Kaliforni, Meghan Markle filloi karrierën si aktore duke u paraqitur në një sërë serish televizive. Markle ka qenë subjekt i mediave rozë që nga viti 2016 para se të fillonte romancën e saj me Princin Harry.

Ajo është edhe një aktiviste e madhe. Ishte pronare e blogut The Tig nga viti 2014 deri më 2017, shkruan Biography

Romanca me Princin Harry
Para se të ishte shumë e njohur për rolet e saj në paraqitje të ndryshme televizive si aktore, Markle u bë kryetemë e mediave botërore, kur më 2016, u zbulua se ajo ‘po takohej seriozisht’ me Princin Harry.

Derisa po rriteshin spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre, kur ata u takuan për herë të parë në një ceremony lojërash në Toronto, ata po i jepnin drejtim të ri romancës së tyre.

Kur u bë e ditur se lidhja e tyre ishte serioze, Markle do të bëhej aktorja më e kërkuar në Google në vitin 2016. Karshi lajmeve për lidhjen e tyre, po vlonin edhe thashethemet. Pallati Mbretëror kishte bërë thirrje që të respektohej privatësia dhe të ndaleshin komentet raciste e seksiste në drejtim të Markle.

Në 27 nëntor 2017, Markle dhe Princ Harry u fejuan. Në mesin e shumë mesazheve, një nga Familja Mbretërore shkruante:

“Është e mrekullueshme të ju informojmë se Meghan dhe Harry duken shumë të lumtur së bashku’.

Javë më vonë, Pallati Mbretëror, do të zbulonte edhe datën e martesës: 19 maj 2018.
Më 19 maj 2018, çifti martohen. Meghan u komentua shumë për veshjen e saj, fustanin e dizajnuar nga Clare Ëaight Keller nga ‘Givenchy’’. Grimi i saj tepër i thjeshtë, gjithashtu u bë top temë botërore.

Drama paramartesore familjare
Në prag të martesës së Meghan dhe Harry, disa anëtarë të familjes së Markle u bënë top temë e tabloideve në baza ditore.

Gjysmë vëllai i Meghan, Thomas Markle Junior, i shkruan një letër Princit Harry, ku e paralëjmëroi të mos martohej me të, duke i thënë se ‘ajo ishte një femër që do të bënte vetëm shaka me të dhe do ta bëntë horë Familjen Mbretërore’.

Ai ishte i ofenduar që nuk ishte ftuar në dasmë.

“Në fund të fundit, ajo nuk ka ftuar më të afërmit e saj në dasmë derisa ka ftuar shumë të huaj. Kush e bën këtë”. Letra dramatike e tij, u publikua pak ditë para martesës në ‘In Touch’, pikërisht më 2 maj, shkruan Periskopi.
Meghan do të vazhdonte të përjetonte dramën e saj edhe me anëtarë të tjerë të familjes.

Babai i saj, Thomas Sr, ishte kapur duke u përgatitur për dasmë, megjithëse njëherë nuk dihej a do ta shoqëronte vajzën në altar. Edhe kjo u bë top temë e mediave rozë gjithandej nëpër botë.

Telashe me familjen e ngushtë, Meghan’it i dolën edhe me gjysmë motrën, Samatha. Ajo nuk ishte e ftuar në dasmë dhe paralajmëron se do të shkruajë një libër për raportet e saj me Meghan si dhe do të paraqitej në një seri intervistas televizive, përkundër raporteve se ajo dhe Meghan, asnjëherë nuk kishin qenë edhe aq shumë të afërta me njëra tjetrën.

Drama nuk përfundon këtu…

Së shpejti, babai i saj, Thmos Sr. do t’u thoshte mediave se ai kishte një sulm në zemër dhe nuk do të mund të merrte pjesë në dasmë.

“E urrej idenë që do të mungoj në një moment historik dhe nuk do të mund ta përcjellë vajzën time në altar’, kishte deklaruar ai për TMZ.
Meghan do të njoftonte:

“Fatkeqësisht, babai im nuk do të jetë në dasmën tonë. Gjithmonë jam përkujdesur për babain tim dhe shpresoj se edhë kësaj radhe, ai do ta ketë kohën e duhur për t’u përkujdesur për shëndetin e tij”, shkruante Meghan.

Përkundër gjithë kësaj drame, një e mirë po i ndodhte Meghan’it. Nëna e saj, Doria Ragland, ishte në ‘qejf të mirë’. Ajo shkon në Londër. Shoqërohet me anëtarët e Familjes Mbretërore dhe ishte e gatshme të ishte e pranishme në momentin më të rëndësishëm të jetës së të bijës.
Jeta personale e Meghan Markle
Markle kishte qenë në lidhje për disa vite me producentin Trevor Engelson derisa ishin martuar në vitin 2011. Ata u divorcuan dy vite më vonë.
Markle është një aktiviste e madhe për të drejtat e grave dhe një eseiste e njohur. Ajo shkruan për Elle UK dhe për vite me radhë i ishte kushtuar blogut The Tig. Në aktivitetin e saj filantropist, ajo njihet si Avokate e Kombeteve të Bashkuara dhe për punën e saj në Kampanjën Botërore për Vizionin e Ujit të Pastër.