Këngëtarja Altuna Sejdiu e njohur në publik si Tuna, ka disa kohë që është tërhequr nga muzika.
Që prej lindjes së djalit, këngëtarja i është përkushtuar tërësisht rritjes së tij. Por Tuna përmes rrjeteve sociale i mban të informuar ndjekësit lidhur me të rejat nga ajo.
Së fundi, ajo bashkë me partnerin e saj Patrisin ishin të ftuar në një ndejë, që të dy dukeshin shumë elegantë, kurse këngëtarja në top-formë. Tuna javët e fundit ka publikuar imazhe në studio muzikore, e që nga ato kuptohet që shumë shpejt pritet rikthimi i saj.