“LËRENI REHAT, ÇFARË JU KA BËRË KIARA?” Luizi flet për komentet negative në rrjet: Mua më bëjnë fresk, mërzitëm për… – AlpeGossip
“LËRENI REHAT, ÇFARË JU KA BËRË KIARA?” Luizi flet për komentet negative në rrjet: Mua më bëjnë fresk, mërzitëm për…

“LËRENI REHAT, ÇFARË JU KA BËRË KIARA?” Luizi flet për komentet negative në rrjet: Mua më bëjnë fresk, mërzitëm për…

Pas daljes nga shtëpia e më e famshme në Shqip?ri, “Big Brother VIP”, komentet kanë vërshuar ndaj ish-banorëve, e sidomos ndaj Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Këngëtari i dashur për publikun shprehet se nuk shqetësohet për komentet që merr, por mërzitet për Kiarën, e cila sipas tij mërzitet kur i lexon.

“Unë mërzitem se mërzitet Kiara. Se mua vetëm fresk më bëjnë. Mua më vijnë anash, po vetëm se ia prishin qejfin Kiarës. Nuk kam pasur kohë të rri shumë me të këtë periudhë prej filmit, por e shoh që mërzitet nga disa komente. Lëreni rehat, çfarë ju ka bërë Kiara juve? Hajdeni m’i thoni mua ato që doni t’i thoni asaj, lëreni Kiarën!”, tha Luizi.