U martua me diplomatin anglez, këngëtarja shqiptare larg muzikës por pranë vetvetes – AlpeGossip
U martua me diplomatin anglez, këngëtarja shqiptare larg muzikës por pranë vetvetes

U martua me diplomatin anglez, këngëtarja shqiptare larg muzikës por pranë vetvetes

Zëri i saj u krahasua me potencën e vokalit të këngëtares Vaçe Zela, përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, pjesëmarrje të sukseshme në festivale dhe disa videoklipe të publikuara. Për të vijuar tek-tuk me ndonjë dalje televizive, të cilat pasuan me një pauzë të gjatë në muzikë derisa u mësua se ajo ishte martuar dhe po krijonte një jetë të re larg skenës dhe artit ku e donin të gjithë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Anjeza Shahini e cila pas martesës me diplomatin anglez Paul Edward Conolly, është larguar nga Shqipëria dhe nga muzika, të paktën deri tani, duke nisur jetën jashtë kufijëve si bashkëshortja e një diplomati.

Nga postimet që këngëtarja bën në rrjetet sociale vihet re se në rastet kur i duhet të shoqërojë partnerin e saj në takime të niveleve diplomatike dhe zyrtare ajo i përshtatet më së miri kodit etik të veshjes që ato ambiente kërkojnë.

Por pavarësisht kësaj Anjeza nuk ka hequr dorë nga stili i saj unik në veshje dhe në prezantimin e saj. Postimet e këngëtares janë të shpenguara, plot ngjyra dhe shumë larg kornizave të të qenurit pjesë e botës mondane të protokolluar.