“A ËSHTË NORMALE?” Ja çfarë i ndodh Almedës në ditët e fundit të pritjes së ëmbël – AlpeGossip
“A ËSHTË NORMALE?” Ja çfarë i ndodh Almedës në ditët e fundit të pritjes së ëmbël

“A ËSHTË NORMALE?” Ja çfarë i ndodh Almedës në ditët e fundit të pritjes së ëmbël

Në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë.

Më pas dy aktorët zbuluan gjininë e fëmijës në një festë të vogël familjare që organizuan në shtëpi. Ata hapën një kuti ku ishin rroba foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë! Madje Almeda dhe Tolgahan kanë zgjedhur që vajzës t’i vendosin emrin, Alina, ndonëse nuk ka ardhur ende në jetë.

Megjithatë e vogla mund të vijë në jeta nga dita në ditë, sepse Almeda është në muajin e fundit të shtatzënisë. Madje, le të themi në ditët e saj të fundit.

Si në shtatzëninë me Efehan, ashtu edhe në atë me Alinën, aktores i ndodh e njëjta gjë: Nis pagjumësia vetëm pak ditë para se bebushi të vijë në jetë.

Në një video në InstaStory, Almeda tregon se tashmë ka nisur të mos flejë dot më dhe mendon se trupi po e përgatit për t’u mësuar me pagjumësinë pas lindjes.

A është normale? Kjo është pyetja që i bën aktorja ndjekësve të saj, teksa flet shqip në video.

VIDEO