NË MES TË AMERIKËS/ Emina Cunmulaj dhe Albërie Hadërgjonaj këndojnë shqip (VIDEO) – AlpeGossip
NË MES TË AMERIKËS/ Emina Cunmulaj dhe Albërie Hadërgjonaj këndojnë shqip (VIDEO)

NË MES TË AMERIKËS/ Emina Cunmulaj dhe Albërie Hadërgjonaj këndojnë shqip (VIDEO)

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj dhe modelja Emina Çunmulaj janë takuar së fundmi në Amerikë. Ato janë takuar në një kafe dhe Albëria është shprehur se Emina vjen nga Kalifornia dhe i bashkon shqiptarët në Amerikë.

Fillimisht Emina ka ndarë një video në Instastoryn e saj teksa ndodhet në një kafe dhe në televizor po dëgjohet një këngë e Albëries. “Po ku me të marrë moj Albërie se vetëm nëpër televizora…”, më pas ajo ka kthyer kamerën në drejtim të karrigeve ku ishte ulur këngëtarja.

Të dyja janë kënaqur shumë në praninë e njëra-tjetrës dhe Albëria ka nisur të këndoje shqip në mes të lokalit, shoqëruar nga tingujt e çiftelisë dhe Emina.