“MË JEP NUMRIN…”/ Partnerja e Vis Pupës tregon si u njohën: Çdo grua e meriton një mashkull si ai – AlpeGossip
“MË JEP NUMRIN…”/ Partnerja e Vis Pupës tregon si u njohën: Çdo grua e meriton një mashkull si ai

“MË JEP NUMRIN…”/ Partnerja e Vis Pupës tregon si u njohën: Çdo grua e meriton një mashkull si ai

Belina Pupa ka bërë një rrëfim ndryshe për podkastin “Zë me Mirën”. Në këtë rrefim të saj Belina tregoi dhe sesi është njohur me Visin.

Belina Pupa: Visin e kam takuar komplet rastësisht në një moment që as e kam menduar. Hera e parë që vija në Shqipëri mbas 10 viteve në Amerikë. Isha në Velipojë. 24. 25 jemi fejuar me Visin. 24 kam qenë kur jemi takuar për herë të parë. Kemi kaluar një ditë të gjithën bashkë. Hëngrëm drekë. Kemi shkuar në darkë në një club, pastaj nuk kishte as numër telefoni, asgjë.

Mira Kazhani: U puthët atë ditë?

Belina Pupa: Jo, fare. Thjesht e shikoja që po më jepte shumë muhabet, po thoja: Ok, qenka shumë djali i mirë dhe unë po i jap muhabet. Se ne të huajt kështu vdesim të flasim. Se dimë ku jemi në mes. Jemi të huaj, jemi shqiptarë a çfarë jemi. (qesh)

Mira Kazhani: E dije që ishte Vis Pupa i “Portokallisë” apo jo?!

Belina Pupa: Po, e dija se e kisha parë. E kisha shumë qejf. E thashë, mbesa ime ka mësuar shqip me Visin, me rolin e Avdiut. Unë ika në Amerikë. Ai ishte në Shqipëri.

Mira Kazhani: Si e gjeti numrin e telefonit?

Belina Pupa: Në atë kohë sa kishte filluar Facebook. S`ka qenë Instagrami. Më kishte dërguar një mesazh: “Jam Visi. Të lutem ma jep numrin e telefonit, sepse jam në Neë York edhe të bëjmë pak thashetheme”. Edhe Visi tip thashethemesh…! (qesh) Visi vetëm për thashetheme nuk është. Po kishte hallin të merrte numrin. Ia dërgova numrin direkt. Nuk e lashë të priste. Ndërsa ai më la mua të prisja katër orë gjoja duke bërë si i rëndësishëm që s`po e marr direkt në telefon. Dhe kaq ishte, fillimi dhe mbarimi ynë. Filluam duke folur.