Jonida Maliqi është një prej këngëtareve shqiptare e cila eksperimenton shpeshherë me look-un e saj.
Nga veshjet unike e deri te stilet e ndryshme të flokëve asaj çdo gjë i shkon për shtat.
Këngëtarja është mama e një vogëlushi por kjo nuk e pengon që ti kushtojë vëmendje paraqitjes së saj.
Sot vëmendja jonë do të fokusohet tek flokët. Ndër vite e kemi parë të ndryshojë shpesh si modelin ashtu edhe ngjyrën.
Të gjitha vajzat gjithmonë e mendojnë dy herë nëse duhet te ndryshojnë dicka me flokët por kjo nuk ndodh me Jonidën. Ajo është gjithnjë e gatshme të provojë trendet e fundit dhe secili i duket goxha bukur.