“PENDOHET” RONALDO SHARKA/ Fshin të gjithë postimet kundra Oltës – AlpeGossip
“PENDOHET” RONALDO SHARKA/ Fshin të gjithë postimet kundra Oltës

“PENDOHET” RONALDO SHARKA/ Fshin të gjithë postimet kundra Oltës

brëmja e kaluar e “Dancing with the Stars” ka sjellë një debat të ashpër mes Olta Gixharit dhe Ronaldo Sharkës. Ronaldo dhe Frenki kanë performuar në skenë një “Rumba” si Diego dhe Paloma.

Juria ka kritikuar ashpër kërcimin, duke e vlerësuar me pikë të ulëta. Valbona Selimllari i dha Ronaldos 7 pikë, Lori Bala 3 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë, Olta Gixhari 4 pikë.

Shkak i debatit të mbrëmshëm janë bërë pikërisht postimet e njëpasnjëshme nga ana e Ronaldos, i cili ka akuzuar hapur aktoren e njohur njëkohësisht edhe pjesëtaren e jurisë së “DWTS”, për bullizëm.

Ndërkohë që Olta sqaroi se gjithçka ishte në kuadrin e shakasë, Ronlado nuk është mjaftuar me kaq por ka vendosur t’i kundërvihet aktores hapur në spektaklin e mbrëmshëm.

Por ditën e sotme, Ronlado ka vendosur t’i fshijë të gjitha postimet lidhur me Oltën, nëpërmjet të cilave e akuzonte aktoren e njohur për bullizëm. Nuk është ende e qartë arsyeja që ka detyruar moderatorin të marrë këtë vendim por mëngjesi i sotëm duket shumë i qetë, krahasuar të asaj një dite më parë.

Kujtojmë që ditën e djeshme ka “sulmuar” Olta Gixharin, e cila është ulur në karrigën e jurisë së “DWTS”, në lidhje me komentet e saj për peshën e moderatorit.

“Olta, kjo grua bullizuese, e cila ka fobi njerëzit që duan e dashurojnë ushqimin dhe që kanë disa kilogramë të tepërta”, ky është shkrimi që Sharka ka shkruar bashkangjitur një videoje ku shfaqet Olta teksa komenton ushqimin që Ronaldo ka konsumuar para spektaklit.

Por Ronaldo nuk është ndalur me kaq. Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak orë nga puntata e tretë e “DWTS”, Ronaldo ka vijuar postimet e njëpasnjëshme, duke u shprehur i lumtur për faktin se është bëri zëri i shumë njerëzve që bullizohen gjatë gjithë kohës për ushqimin.

“Jam i lumtur që këto ditë ndër të tjera, kam qënë zëri i atyre njerëzve, që janë shumë në fakt, që bullizohen gjatë gjithë kohës për ushqimin: pse ha, shiko sa je bërë, o lopë etj. Unë do vazhdoj të jem zëri juaj. Askush nuk ka dëshirë të jetë i shëndoshë apo i dobët”, shkruan Ronaldo.

Ndërsa në një tjetër postim, ai shton: “Kam një pyetje. Shumë prindër vuajnë nga fakti se kanë fëmijë mbipeshë dhe janë në luftë të përditshme me bullizimin. Si ndihen ato vallë kur dëgjojnë një Olta në ekran që tallet me “mbipeshën?”