NJIHET PËR TRUPIN DHE FORMAT PERFEKTE/ Emily Ratajkowski ka një mesazh për adoleshentet si ajo – AlpeGossip
NJIHET PËR TRUPIN DHE FORMAT PERFEKTE/ Emily Ratajkowski ka një mesazh për adoleshentet si ajo

NJIHET PËR TRUPIN DHE FORMAT PERFEKTE/ Emily Ratajkowski ka një mesazh për adoleshentet si ajo

Emily Ratajkowski mori famë pasi kërceu nudo në videoklipin e Robin Thicke, “Blurred Lines” dhe që nga ai moment, u kthye në simbol seksi prej fotove të pafundme gjysmë zhveshur që postonte në Instagram. Sot, kur hedh sytë pas, modelja mendon se s’duhet ta kishte ngritur në piedestal seksualitetin e saj.

Të shtunën, Emily postoi një foto të sajën kur ishte 14-vjeçare dhe e shoqëroi me një mesazh për adoleshentët e brezit të ri.

“Dikur ua tregoja njerëzve me qejf këtë foto timen nga kur isha 14 vjeçe sepse vërtetoja që kam trup natyral,” shpjegon ajo. “Tani më trishton fakti që një foto e tillë ekziston. Jam thjesht një fëmijë në këtë foto dhe do të doja që bota të më kishte inkurajuar asokohe të isha diçka më shumë se sa thjesht një trup i bukur.”

“Sidoqoftë, mendoj se jam fuqizuar goxha përmes trupit dhe seksualitetit falë platformave si Instagrami dhe modelingut,” vijoi Emily. “Për fat të mirë, kam zbuluar pjesë të miat që janë më të rëndësishme se të qenit seksi, por nëse një 14-vjeçare po e lexon këtë mesazh, mos u shqetësoni fare për mënyrën si dukeni.”

View this post on Instagram

I used to like showing people this photo of me at 14 to prove that my body is natural. Now I’m a little sad it exists at all. I was just a kid in this picture and I wish the world had encouraged my 14-year-old self to be more than just my body. All of that said, I do still feel like I’ve been empowered through my body and my sexuality via modeling and platforms like Instagram. Luckily I have discovered the parts of me that are so much more important than “sexiness”, but if you’re a 14-year-old girl reading this, don’t worry about any of that for now. Read lots of books and know that what you see on Instagram is just a very small fraction of complete and beautifully complex human beings.

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

Ajo e përmbylli përshkrimin me një këshillë të stërthënë, por të vyer. “Lexni sa më shumë libra dhe kuptoni se në Instagram shfaqet vetëm një fragment shumë i vogël i bukurisë së njerëzve.”