Fatmira Breçani ka qenë ditën e sotme e ftuar në programin ‘E diell’, aty ku nuk kanë munguar performancat e disa këngëve nga ajo.
E pyetur nga Ervin Kurti se si është ndjerë pasi i ka kënduar udhëheqësve para viteve ‘90 dhe tani, duke përmendur këtu edhe Enver Hoxhën.
Fatmira ka pohuar duke qeshur se në fakt ish-kryetarit të partisë demokratike, Sali Berishës i ka kënduar me gjithë zemër, ndryshe nga të tjerët, pasi me të e lidh dhe i njëjti vend, pra origjina e tyre.
Një moment tjetër që ka shkaktuar mjaft të qeshura ka qenë ai kur Fatmira ka pohuar përballë Fjoralba Ponari, se babai i moderatores nuk e pret ditën e dasmës pa kënduar ajo në të.
“Nuk e pret ditën e dasmës Hydajet Ponari pa kënduar unë në dasmë”, ka përfunduar Fatmira.
Më tej Breçani ka kënduar disa këngë nga repertori i saj dhe jo vetëm, duke krijuar një atmosferë mjaft festive në skenën e ‘E diell’.