ËSHTË NË PRITJE TË ËMBËL? Shoqja e ngushtë e Kiarës: Ka shumë neps, gjithë kohës do të hajë – AlpeGossip
ËSHTË NË PRITJE TË ËMBËL? Shoqja e ngushtë e Kiarës: Ka shumë neps, gjithë kohës do të hajë

ËSHTË NË PRITJE TË ËMBËL? Shoqja e ngushtë e Kiarës: Ka shumë neps, gjithë kohës do të hajë

Prej disa kohësh Kiara po përflitet se është shtatzënë dhe moderatorja i nxiti më shumë dyshimet me deklaratën që bëri së fundmi. Në hapje të “DWTS Fan Club”, Kiara përmendi se i shkon neps nga pjatat që sheh në Instagram ku njerëzit i bëjnë tag. Kaq u desh dhe në rrjet u përfol se në njëfarë mënyre ajo e konfirmoi pritjen e ëmbël.

E ftuar për të folur për këtë temë ka qenë sot në “Ftesë në 5”, shoqja e ngushtë e Kiarës, Liesa. Ajo tha se Kiara si person ka shumë neps gjithmonë dhe deklaratën në “DWTS Fan Club” e bëri në formë shakaje.

“Kiara edhe pse është shumë elegante, ka shumë neps, gjatë gjithë kohës do të provojë diçka. Njerëzit menjëherë e lidhën me shtatzëninë meqë po përflitet për këtë. Por aq shumë sa është shkruar për shtatzëninë, Kiara do kishte lindur nja 5 herë deri tani. Nëse do ishte, do kishim parë ndonjë bark të rrumbullakosur”, tha Liesa.

Shoqja e ngushtë e Kiarës flet për shtatzëninë: Ka