A DO MARTOHEJ ME DIKË QË KA FËMIJË? Lei Kraja: Nëse ka dashuri… – AlpeGossip
A DO MARTOHEJ ME DIKË QË KA FËMIJË? Lei Kraja: Nëse ka dashuri…

A DO MARTOHEJ ME DIKË QË KA FËMIJË? Lei Kraja: Nëse ka dashuri…

Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – tre emra të njohur të radios & TV në Shqipëri vijnë me një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur… “S’e Kam me Ty” është një emision nga Jonida Aliçkolli, Elios Shuli dhe Lei Kraja, çdo të enjte në Top Albania Radio.

Ndërkohë në episodin më të fundit të “S’e Kam me Ty” duke u nisur nga një video e transmetuar, pati diskutime mes Jonidës, Leit dhe Elios, lidhur me të paturit një partner me fëmijë nga një lidhje e mëparshme. Më tej Jonida bëri një pyetje…

A do martoheshit me dikë që ka fëmijë?!

Dhe si përgjigjet Lei?! Duket se Lei Kraja vendos dashurinë mbi gjithçka, teksa përgjigjet si më poshtë…

“Po, patjetër nuk e kam problem. Nëse ka dashuri nuk ka ndonjë problem, ti e do njeriun me çdo gjë që ai sjell…”, tha Lei. /Top Albania Radio/