“QËNDRONI GATI”/ Katër javë pas operacionit, Enca jep lajmin e bukur (FOTO) – AlpeGossip
“QËNDRONI GATI”/ Katër javë pas operacionit, Enca jep lajmin e bukur (FOTO)

“QËNDRONI GATI”/ Katër javë pas operacionit, Enca jep lajmin e bukur (FOTO)

Katër javë më parë, këngëtarja e njohur Enca Haxhia theu këmbën gjatë një incidenti. Ajo iu nënshtrua një operacioni të vështirë, nga i cili po e merr veten nga dita në ditë.

Sot Enca ka ndarë me ndjekësit një moment nga fizioterapia që po bën për t’u rikuperuar dhe ka dhënë një lajm të mirë. Përgjatë këtyre ditëve, këngëtarja ka punuar me projekte të reja.

“Faleminderit për mesazhet, jeni shumë të mirë! Për ata që kanë pyetur, theva kyçin e këmbës 4 javë më parë (ishte e tmerrshme) dhe bëra një operacion. Prandaj s’kam qenë aktive në rrjete sociale. Por gjatë kësaj kohe kam bërë shumë gjëra. Qëndroni gati”, ka njoftuar ajo.