ME FLOKË TË KUQE FLAKË? Kida ndryshon look, si ju duket me pamjen e re? (FOTOT) – AlpeGossip
ME FLOKË TË KUQE FLAKË? Kida ndryshon look, si ju duket me pamjen e re? (FOTOT)

ME FLOKË TË KUQE FLAKË? Kida ndryshon look, si ju duket me pamjen e re? (FOTOT)

Pak muaj më parë, Kida befasoi fansat e saj me një ndryshim drastik të look-ut.

Ishim mësuar ta shihnim brune, por këngëtarja u kthye në një bjonde super seksi dhe kjo pamje i shkonte shumë.

Duket se Kida i dashuroi flokët bjond dhe në Instagram s’kanë munguar pozat me look-un e shumë-komplimentuar.

Mirëpo, vetëm pak orë më parë këngëtarja ka habitur sërish fansat me një look të ri.

Ajo ka shkrepur para pasqyrës disa poza me flokët e kuqe flakë dhe të prera shkurt, ndërsa po të shohim me vëmendje do ta dallojmë që janë paruke.

 

S’e dimë nëse Kida ka ndërmend të eksperimentojë sërish me look-un e saj, apo kjo pamje do të përdoret në ndonjë videoklip të ri nga këngëtarja.

Mbetet për t’u parë!