“KAM SHIJUAR ÇDONJËRËN NGA ORËT QË FATI…”/ Gentian Zenelaj i bën të bijës urimin më fantastik të ditëlindjes – AlpeGossip
“KAM SHIJUAR ÇDONJËRËN NGA ORËT QË FATI…”/ Gentian Zenelaj i bën të bijës urimin më fantastik të ditëlindjes

“KAM SHIJUAR ÇDONJËRËN NGA ORËT QË FATI…”/ Gentian Zenelaj i bën të bijës urimin më fantastik të ditëlindjes

Aktori i mirënjohur i humorit, Gentian Zenelaj, është baba i dy fëmijëve, momente me të cilët ndan shpesh në rrjete sociale.

Ai është tepër i lidhur me djalin dhe vajzën e tij dhe nuk ngurron ta shprehë publikisht dashurinë e madhe që ka për ta.

Sot, vajza e Gentit ka ditëlindjen ndaj aktori nuk vonoi t’i bënte urimin më të bukur nga thellësia e zemrës, duke numëruar edhe orët e minutat që ka kaluar me të bijën që në momentin që ajo ka ardhur në jetë.

Krahas një videoje ku çapkënia e vogël lëkundet në lisharëse, babi Genti shkruan:

“Në këto 1825 ditë që je në jetën time kam shijuar çdo njërën nga 43.800 orët që fati mi dha..kur stë kisha pranë më është dukur orë çdo njëri nga 2,628,000 minutat..Je në zemrën time në çdo njërin prej 157,680,000 sokondave dhe në vazhdim …….
Gëzuar 5 vjetorin zemra ime 💖💖💖💝💝😘”

https://www.instagram.com/p/CHpMaP0o7Er/?utm_source=ig_web_copy_link