DËSHIRONI TË KENI REZULTAT NË PALESTËR? Ja disa këshilla që duhet t’i keni parasysh – AlpeGossip
DËSHIRONI TË KENI REZULTAT NË PALESTËR? Ja disa këshilla që duhet t’i keni parasysh

DËSHIRONI TË KENI REZULTAT NË PALESTËR? Ja disa këshilla që duhet t’i keni parasysh

Nuk ka rëndësi nëse jeni fillestarë në palestër apo jo, pasi të gjithë duan të arrijnë rezultatet e dëshiruara. Megjithatë ka një sekret për të arritur më lehtë qëllimet tuaja në palestër.

 Duhet të bëni një pushim nga ushtrimet.
Më parë e keni menduar gabim, sepse gjatë ushtrimeve është i nevojshëm një pushim për të formuar muskujt.
Mendohet se duhet të presim rreth 48 orë përpara se të fillojmë të stërvitim sërish të njëjtin grup muskujsh. Por ne nuk e dimë se muskujt nuk rregullohen aq shpejt, atyre u duhen më shumë se 5 ditë për t’u rikuperuar dhe për të nisur sërish stërvitjen.
Duhet ta dini se koha që shpenzoni duke pushuar muskujt tuaj ndikon shumë në fortësinë e tyre. Megjithatë pushimi nuk do të thotë të mos ushtroheni fare, sepse duhet të vazhdoni të lëvizni që të siguroheni se ka rrjedhë të mjaftueshme të gjakut në muskujt tuaj.
Kështu nëse stërviteni më shumë seç duhet pa pushuar, muskujt tuaj mund të kenë më shumë probleme nga sa e mendoni.