“SERIALI I MOTRAVE TË FAMSHME TË BËN NJERI TË KEQ”/ Arbana Osmani nuk e pëlqen aspak klanin Kardashian (FOTO) – AlpeGossip
“SERIALI I MOTRAVE TË FAMSHME TË BËN NJERI TË KEQ”/ Arbana Osmani nuk e pëlqen aspak klanin Kardashian (FOTO)

“SERIALI I MOTRAVE TË FAMSHME TË BËN NJERI TË KEQ”/ Arbana Osmani nuk e pëlqen aspak klanin Kardashian (FOTO)

Tashmë bota po shkon drejt një digjitalizmi të plotë e kjo lloj jetese na krijon mundësinë të jemi shumë pranë fenomeneve të kohës.
Një ndër to është fenomeni “Kim Kardashian”. Po t’i hysh në analizë mund të duket i çuditshëm fakti se si një person që nuk ka bërë asgjë në jetë është  ndër personat më të pasur në botë.
Por nga ana tjetër t’i ndalesh dhe sheh të gjithë suksesin e saj firmat dhe linjën e parfumeve por jo vetëm.

Për këto e shumë arsye të tjera njerëzit ndahen në grupe, kemi ata që i pëlqejnë klanin “Kardashian” e nga ato që nuk i pëlqejnë. Tek këta të fundit mesa duket futet edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani.

Ajo pak çaste më parë ka publikuar një foto në Instagram ku dallohet një artikull i “Huffingtonpost” i cili analizon se të ndjekësh serialin e “Kepping Up With The Kardashian” të bën një njeri më të keq.

Artikulli ka marrë në studim disa grupmosha dhe tregon se ata që e ndjekin e shohin realitetin dhe jetën me një sy tjetër duke u bazuar gjithmonë tek luksi, pasuria. Kjo ndikon në mënyrën e formimit dhe arritjeve në jetë.

Arbana e ka fshirë foton vetëm pak minuta pasi e ka postuar, por  që ka arritur ta kapë në kohë.

Nuk dihen arsyet se pse moderatorja e ka fshirë gjithsesi kuptuam që Arbana nuk e pëlqen klanin “Kardashian”.