Pasditja e djeshme ka kaluar me shumë debate mes banorëve në shtëpinë e Big Brother Vip 2. Olta dhe Luizi janë përballur përpara të gjithë banorëve në ambientet e jashtme të shtëpisë. Debati mes tyre ka vazhduar me akuza të ndryshme.
Luizi i tha se ajo është e aftë të pështyjë aty ku ha.
Luizi: Duhet me nejt shtrembër e me fol drejt, Olta ka ato të vetat por kjo është gjëja më … që e humb komplet
Olta: Kush gjë mo Luiz?
Luizi: Kjo, që aty ku han, aty pështyn. … ku të mundesh. Është normale të heqësh dorë nga një person, t’i kthesh shpinën …
Olta: A the se nuk do të ndërhysh te ky nominim, ça ke tani?
Luizi: Unë s’po hyj në nominim moj, ç’punë kam unë me nominimin…
Olta: Të gjithë e kuptojmë se çfarë po përpiqesh të bësh.
Luizi: Unë nuk do të rrij urtë se jeni ju në nominim. S’ka lidhje, s’po them as se kush duhet me dal, as pse duhet me dalë.