“THËRRIME DASHURIE”/ Kënga e Marsela Çibukaj që po bëhet HIT për të gjithë “zemërthyerit” (FOTOT) – AlpeGossip
“THËRRIME DASHURIE”/ Kënga e Marsela Çibukaj që po bëhet HIT për të gjithë “zemërthyerit” (FOTOT)

“THËRRIME DASHURIE”/ Kënga e Marsela Çibukaj që po bëhet HIT për të gjithë “zemërthyerit” (FOTOT)

Pas disa kohësh e shkëputur nga projektet e reja muzikore, Marsela Çibukaj u kthye në ”Kënga Magjike” me ”Thërrime Dashurie”.

Që në momentin e parë që u prezantua para publikut ajo jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e tyre për shkak të pamjes së saj të re, por dhe gjithashtu u mirëprit sepse kënga me të cilën konkuron, për publikun, ishte një sukses i vërtet. Këtë nuk e themi ne, por e thonë komentet e ndjekësve në profilin e këngëtares dhe në komentet e këngës në You Tube.

  

Përveç fansave dhe ndjekësve të saj, të shumtë që e kanë publikuar dhe ripublikuar këtë prurje të re të Marselës kanë qenë dhe VIP-at.

Mesa duket, prezantimi i këngëtares së dashur me këtë projekt të ri të sajin, ishte ajo çfarë i duhej që ti rikthehej muzikës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne nuk po zgjatemi më tepër, por po ju lemë ta shijoni dhe ju këtë ”thërrime mrekullie” të sjellë nga Marsela. /AlpeGossip.al