DUA LIPA DHE RITA ORA/ 2 këngëtaret pjesë e të njëjtit event, por nuk takohen – AlpeGossip
DUA LIPA DHE RITA ORA/ 2 këngëtaret pjesë e të njëjtit event, por nuk takohen

DUA LIPA DHE RITA ORA/ 2 këngëtaret pjesë e të njëjtit event, por nuk takohen

Këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora janë përfolur shpesh për raportin jo të mirë që kanë. Sipas mediave shkak për këtë është bërë një konflikt i vjetër i Duas me motrën e Ritës. Këto zëra nuk janë konfirmuar kurrë, por ajo që kuptohet është fakti se ato e shmangin takimin gjithmonë. Ditën e sotme dy bukuroshet kanë qenë të ftuara në ndarjen e çmimeve të revistës ‘GQ’. Të dyja kanë publikuar momente nga eventi, por jo pranë njëra-tjetrës.

Edhe këtë herë këngëtaret me origjinë shqiptare ja kanë dalë të shmangin takimin së bashku. Megjithatë suksesi në muzikë është i padiskutueshëm për të dyja.