Çiljeta "KËRCËNON" të birin në emision: "Do të çoj..." (FOTO) - AlpeGossip
Çiljeta “KËRCËNON” të birin në emision: “Do të çoj…” (FOTO)

Çiljeta “KËRCËNON” të birin në emision: “Do të çoj…” (FOTO)

Prej pesë vitesh këngëtarja Çiljeta Xhilaga është nënë e një djali të cilit i është përkushtuar maksimalisht.
Fernando duket se nuk e ka shumë qejf të shkojë në kursin e anglishtes dhe këtë Çiljeta e ka treguar ndërkohë që ka qenë e ftuar në rubrikën “Për drekë me mua” në emisionin “E diela shqiptare”.

Ndërkohë që të gjithë po provonin ushqimet e përgatitura nga aktori Gent Hazizi, Çiljeta mëson nëpërmjet një telefonate se Fernando ishte larguar nga kursi i anglishtes.

“Fernando, në qoftë se kjo përsëritet prapë do marrësh dënim, do shkosh në kopësht me drekë”- i ka thënë këngëtarja të birit ndërkohë që tregon se kjo formë “dënimi” funksionon sepse vogëlushit nuk i pëlqen të qëndrojë në kopësht ku duhet që gjumin e drekës ta bëjë atje.

Nga ana tjetër Çiljeta ka shpjeguar se kursi i anglishtes është shumë i rëndësishëm për të, pasi babi i tij është i huaj dhe së bashku mund të komunikojnë vetëm në gjuhën angleze.