“DO NDAHESHIM PËR 1 MUAJ”/ Einxhel Shkira dhe DJ Dagz ironizojnë të gjithë skeptikët e lidhjes së tyre – AlpeGossip
“DO NDAHESHIM PËR 1 MUAJ”/ Einxhel Shkira dhe DJ Dagz ironizojnë të gjithë skeptikët e lidhjes së tyre

“DO NDAHESHIM PËR 1 MUAJ”/ Einxhel Shkira dhe DJ Dagz ironizojnë të gjithë skeptikët e lidhjes së tyre

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet që u krijuan gjatë reality-show ‘’Big Brother Vip’’. Në fillimet e romancës ata hezituan të nisnin një lidhje brenda shtëpisë, por me kalimin e kohës pranuan se kishin ndjenja për njëri-tjetrin.

Ka kaluar një muaj që nga mbarimi i formatit ku duket se Eixhel dhe Dagz po shijojnë romancën edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip. Duke marrë shkas nga kjo çifti ka ironizuar të gjithë skeptikët si banorë të shtëpisë apo edhe ata jashtë se lidhja e tyre do të zgjaste vetëm 1 muaj pas mbarimit të programit.

Moderatorja ka ndarë një video në Instagram teksa është së bashku me Dagaz, ku ky i fundit përpiqet ta puthë atë.

‘’Sikur e kishim lënë që do ndaheshim për 1 muaj’’, ka shkruar Shkira krah videos.

Kujtojmë që së fundmi, moderatorja ka takuar edhe familjarët e DJ të njohur.

Ka qenë motra e tij, Aurora, që ka postuar një foto krah Einxhel duke shkruar: “Kuni(kunata) ime e mrekullueshme”. Vlen të përmendet se që kur Einxhel dhe Dagz nuk ishin lidhur ende, Aurora, ka treguar mbështetjen e saj ndaj kësaj lidhjeje duke u shprehur se i pëlqen shumë Einxhel dhe se janë të ngjashme në karakter.