Kur miqësia kthehet në dashuri! Aktorët e famshëm turk kapen mat së bashku – AlpeGossip
Kur miqësia kthehet në dashuri! Aktorët e famshëm turk kapen mat së bashku

Kur miqësia kthehet në dashuri! Aktorët e famshëm turk kapen mat së bashku

Miqësia mes tyre, ishte e pathyeshme! Po përdorim kohën e shkuar, pasi marrëdhënia mes Seçkin Özdemir dhe Demet Özdemir, ka një emër të ri. Ata u fotografuan dorë për dorë në një qëndër tregtare në Stamboll, duke surprizuar të gjithë, se tashmë ishin në një lidhje dashurie.

Dy zogjtë e dashuruar rrezatonin lumturi, teksa konfirmuan për fotografët se janë shumë të emocionuar për marrëdhënien e tyre dhe se gjithçka po shkon ashtu siç duhet. Ata treguan se historia e tyre e dashurisë kishte pak muaj që kishte nisur dhe se ishte shumë bukur ta mbaje lidhjen vetë për vete.

Rastësia e bukur është se të dy ndajnë të njëjtin mbiemër.

Në muajin shtator do të nisin dy serialet më të reja të Seçkin Özdemir dhe Demet Özdemir, të cilët priten të pushtojnë audiencën në mbarë botën.