“NGROHËSJA PËR HUNDËT”/ Ideja më gjeniale për të pritur dimrin – AlpeGossip
“NGROHËSJA PËR HUNDËT”/ Ideja më gjeniale për të pritur dimrin

“NGROHËSJA PËR HUNDËT”/ Ideja më gjeniale për të pritur dimrin

Menjëherë sapo temperaturat fillojnë të ulen, nisim të nxjerrim të gjitha xhevahiret e dimrit, duke ia nisur me xhaketat, dorashkat, kapelet, e shumë të tjera. Mirëpo tani, do ju prezantojmë me një produkt që me siguri nuk e dini as që ekziston! Gjatë këtij dimri, duhet të kujdeseni shumë për të pasur një hundë të ngrohtë!

Po po, nuk e lexuat gabim, ju duhet fiks një “ngrohëse për hundën”.

Gjenitë e internetit kanë shpikur produktin që do të na shpëtojë nga hunda e ftohtë dhe e akullt, gjatë ditëve kur vendi ngrin.

“Ngrohësja e hundës” është e punuar me dorë dhe lidhet krahas veshëve, e nëse jeni një person që ndiqni modën, mund ta zgjidhni edhe me printe kafshësh.

Është një produkt pakëz i çuditshëm, por hey, njerëzit po e blejnë dhe e adhurojnë. Ndaj mos e nis dimrin, pa e pasur në dollap. Fundja fundit, nëse nuk e gjeni dot në internet, mund t’ia kërkoni gjysheve të cilat i kemi si bletë punëtore kur bëhet fjalë për punimet me grep.

Nose Warmers
Credit: nosewarmers.com