PAS LARGIMIT TË BUJSHËM NGA “AGON CHANNEL”/ FOTO: Adi Krasta shfaqet në oborrin e televizionit informativ – AlpeGossip
PAS LARGIMIT TË BUJSHËM NGA “AGON CHANNEL”/ FOTO: Adi Krasta shfaqet në oborrin e televizionit informativ

PAS LARGIMIT TË BUJSHËM NGA “AGON CHANNEL”/ FOTO: Adi Krasta shfaqet në oborrin e televizionit informativ

Pas një mungese të gjatë në ekran dhe lajme të ndryshme se tek cili televizion do të niste mësohet se gazetari injohur dhe showmen Adi Krasta do të jetë në News24. Tashme duket se është konkretizuar një kërkesë e vjetër që Krasta ka pasur në këtë televizion. Burimet bëjnë të ditur se Krasta do të rikthehet me formatin e tij të njohur Krasta Show, dhe gjithshtu flitet se mund të ketë dy emisione në këtë ekran.

Kjo periudhë ka patur shumë lajme rreth lëvizjeve të figurave të njohura të ekranit. Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se edhe gazetarja e njohur Sonila Meco do të rikthehej, e pikërisht në ekranin e Ora News. Mirëpo mësohet gjithashtu se një kalim i tillë nuk do të bëhet, pasi gazetarja ka shpalosur disa kërkesa të cilat nuk i janë plotësuar nga drejtuesit e këtij televizioni.