“KANË QENË 5 JAVË…”/ Dafina Zeqiri i nënshtrohet operacionit delikat – AlpeGossip
“KANË QENË 5 JAVË…”/ Dafina Zeqiri i nënshtrohet operacionit delikat

“KANË QENË 5 JAVË…”/ Dafina Zeqiri i nënshtrohet operacionit delikat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se i është nënshtruar një operacioni delikat në gju, pas dëmtimit të ligamenteve të tij.

Për pesë javë, Dafina ka kaluar ditë të vështira teksa rikuperohej, ndërsa gjithçka e ka filmuar për t’ia treguar më pas mbështetësve të saj.

Këngëtarja ka pasur gjithmonë pranë personat e saj të afërm, ndërsa Dj Geek ka qenë ditë e natë pranë Dafit, duke u kujdesur vazhdimisht për të.

Tashmë, këngëtarja ka dalë nga spitali dhe fatmirësisht është rikuperuar, për t’u rikthyer dalëngadalë në gjendjen e saj më të mirë.

“Kanë qenë 5 javë të gjata”- shkruan Dafina krahas postimit, duke marrë qindra komente të ndjekësve të cilët i urojnë shërim të shpejtë.