“KUR NJË ÇIFT NDAHET PARTNERËT JANË…”/ Romeo u lidh me Aleksian pas ndarjes, Jonida Maliqi ka dy fjalë për ta (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“KUR NJË ÇIFT NDAHET PARTNERËT JANË…”/ Romeo u lidh me Aleksian pas ndarjes, Jonida Maliqi ka dy fjalë për ta (FOTO+VIDEO)

“KUR NJË ÇIFT NDAHET PARTNERËT JANË…”/ Romeo u lidh me Aleksian pas ndarjes, Jonida Maliqi ka dy fjalë për ta (FOTO+VIDEO)

Këngëtarja Jonida Maliqi ishte së fundmi e ftuar në “Prive”, ku foli për herë të parë për ndarjen nga Romeo. Ajo tha se nuk kanë pasur një arsye konkrete, por gjërat mes tyre ishin zbehur.

Gjatë intervistës, Jonida u pyet dhe për lidhjen e re të Romeos. Aktori ka nisur një histori dashurie me vajzën e Niko Peleshit, Aleksian.

E pyetur rreth romancës së tyre, Jonida tha: “Ju uroj jetë të lumtur çiftit. Është një pyetje për të cilën më është dashur të bllokoj Instagramin, sepse zakonisht njerëzit lexojnë vetëm titullin dhe jo bazën, artikullin. Unë kisha katër muaj që isha ndarë nga Romeo dhe nuk doja ta bëja publike, sepse na takonte vetëm neve. Jemi ndarë si miq, sigurisht vazhdojmë hera-herës komunikojmë me njëri-tjetrin. Kur një çift ndahet partnerët janë në kërkim, mund të ridashurohen, nuk ka afat skadence: ti duhet të rrish dy muaj, të reflektosh, jo pse u ndave, qysh tek”.