“NUK NXORRA ZË FARE”/ Diellza Kolgeci flet për lindjen e vajzës (FOTO) – AlpeGossip
“NUK NXORRA ZË FARE”/ Diellza Kolgeci flet për lindjen e vajzës (FOTO)

“NUK NXORRA ZË FARE”/ Diellza Kolgeci flet për lindjen e vajzës (FOTO)

Në prill të këtij viti modelja nga Kosova Diellza Kolgeci dhe partneri i saj Fisnik Rugova u bënë për herë të parë prindër me një vajzë të cilën e quajtën Helena. Ditën e sotme, Diellza është shfaqur për herë të parë pas lindjes në një intervistë televizive.

 

Ish miss Kosova ishte e ftuar në emisionin e pasdites nga Rudina, ku ka treguar si po e përjeton këtë eksperiencë të mëmësisë dhe sesi vogëlushja, i ka ndryshuar tërësisht jetën.

“Kam lindur natyralisht dhe kam qëndruar disa orë në spital. Në korridor kisha mamin, Fisnikun dhe disa njerëz, por nuk doja që ta mërzisja mamin. Në një moment u hap pak dera dhe pashë mamin. Të lutem mbylle derën i thashë infermieres. Nuk kam nxjerrë asnjë zë. Mjeku u habit. Ç’je ti kështu më tha. Edhe në këtë moment dhimbjesh mendon për mamin”, ka rrëfyer Diellza gjatë intervistës duke treguar se ka arritur t’i përballojë më së miri dhimbjet e forta.