Detajet e rikthimit të “bishës”… Çfarë duhet të prisni nga klipi i ri i Ronelës! – AlpeGossip
Detajet e rikthimit të “bishës”… Çfarë duhet të prisni nga klipi i ri i Ronelës!

Detajet e rikthimit të “bishës”… Çfarë duhet të prisni nga klipi i ri i Ronelës!

Kujtojmë vitin e kaluar, kur Ronela Hajati na shoqëroi të gjithë vitin me këngë që u shndërruan në hite si, “Ladies”, “Sonte”, “Ka je”, kurse 2018-ën e ka nisur mbarë me “Diamanta” në bashkëpunim me Young Zerkën.

Por mesa duket edhe ky vit do të jetë mjaft i ngjeshur për Ronelën!

Këngëtarja e njohur ka lajmëruar nëpërmjet postimeve në Instagram realizimin e klipit të saj më të ri, të quajtur “Maje Men” dhe nga të njejtat postime kuptohet se do të jetë një nga klipet më të mira që mund të kemi parë këto kohë.

Blitz.al ka arritur të mësojë disa detaje më shumë për projektin e ri të Ronelës, e cila ka treguar se kënga është realizuar nga Tull Production, kurse klipi është prodhim i Talelli Production i Blerti Talellit.

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë këngë nuk do të kemi një Ronela “të dhunshme”, por një mbretëreshë tribuje, të cilët kapin të burgosur një turist që më pas duan ta konsumojnë. (Po e vërtetë!)

Ama, mbretëresha, përkundrazi, jo vetëm që nuk e vret turistin, por bie në dashuri me të.

Nëse mendoni se do të ketë një këngë e qetë, gaboheni sepse kjo do të jetë ritmike, me koreografi, me mjaft “stamina” dhe me shumë balerinë.

Realizimi këtij klipi, sigurisht, ka dhe kostot e veta pasi në këtë projekt janë një staf i madh balerinësh, skenografi, kameramanë, grimierë, fotografë… të cilët numërohen mbi 50 persona.

Datën e publikimit Ronela na e ka mbajtur sekret sepse projekte kaq të kushtueshme dhe të kuruar në detaje vijnë gjithmonë surprizë.

Prandaj, bëjini sa më shpesh “refresh” Instagramit të Ronelës sepse mund të publikohet nga momenti në moment.