Këngëtarja Ingrit Gjoni ka ndarë së fundmi një tjetër pasion të sajin, që lidhet me tatuazhet. E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, Ingriti tregoi se pavarësisht këmbënguljes së dy motrave për të mos “e shgarravitur” trupin, nuk u ndal për të bërë tatuazhin e radhës, portretin e saj. Madje, u shpreh se ka në plan të pikturojë në lëkurë edhe siluetat e motrave, Inisit dhe Ilda Gjonit.
“Është interesante kur je përballë një sipërfaqjeje të tillë (i referohet lëkurës në krah). Ti mendon se çfarë duhet të bësh. Sigurisht që gjëja më e shtrenjtë dhe e madhe e botës është çuni. Por më shpjeguan, që nuk është gjë e mirë të kesh fëmijën në foto, edhe pse bota i ka këto gjëra, nuk është si ne.
Dhe thashë çfarë do bëj? Vendosa të bëj portretin tim. Unë i kam pasur gjithmonë qejf tatuazhet, kam edhe të tjerë; kam një kryq dhe emrin e Paridit në shtyllën kurrizore. Motrat më thoshin “jo, jo, mos u shgarrivit”, por unë e bëra sepse kisha dëshirë. Dhe meqënëse motrat më thanë të mos shgarravitem, do t’i bëj tatuazh edhe ato të dyja; do t’i bëj me siluetë”-tha Ingrit Gjoni.