“DISA NGA MILIONERËT E BB VIP JANË…”/ Bledi Mane: Luiz Ejlli fiton 100 mijë euro në muaj – AlpeGossip
“DISA NGA MILIONERËT E BB VIP JANË…”/ Bledi Mane: Luiz Ejlli fiton 100 mijë euro në muaj

“DISA NGA MILIONERËT E BB VIP JANË…”/ Bledi Mane: Luiz Ejlli fiton 100 mijë euro në muaj

Nuk është e vështirë të marrësh famë, e vështirë është ta mbash. Dhe në fakt këtë përpiqen të bëjnë edhe personazhet që marrin pjesë në reality-show të ndryshëm.

Një ndër to “Big Brother VIP”, ku pas përfundimit të spektaklit, ish-banorët përpiqen të qëndrojnë në vëmendje të medias dhe të mos “harrohen”.

Së fundmi i ftuar në “Wake Up” Bledi Mane ka komentuar se sa aktivë janë aktualisht ish-banorët e këtij edicioni. Sipas gazetarit të njohur, disa prej tyre janë duke fjetur, por ka të tjerë që janë kthyer në ‘milionerët e rinj të qytetit’.

“Një pjesë janë duke fjetur, ndërsa zgjuar është një gjashtëshe e fuqishme që dinë të menaxhojnë situatën edhe me plot gojën janë milionerët e rinj në qytet. E kapën situatën, i dëgjuan këshillat, po e menaxhojnë veten në mënyrën më të mirë, ose po menaxhohen. Edhe sot vijnë me xhepat plot”, tha Bledi.

Mane tha se listën e kryeson fituesi i edicionit të dytë të BB VIP, Luiz Ejlli, i cili në muaj fiton rreth 100 mijë euro.

“Listën natyrisht e kryeson Luiz Ejlli, statistikat tregojnë se ai fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht projektet e tjera, filmat”, u shpreh gazetari i njohur.

Sipas tij, këngëtari i njohur është ‘një dallaveraxhi, një biznesmen, që t’i di kapë situatat dhe di t’i kthejë në të mira materiale’.

“Ndoshta ka ndryshuar që këto të mira materiale nuk i shpërdoron brenda natës dhe unë ja kam uruar dhe ja kam këshilluar. Janë ca makineta që nuk kanë nevojë për një muaj por për 30 minuta. Ka mënyra për t’i shpenzuar paratë. Ai djalë mbetet kampion dhe deri tani po i ndjek këshillat”, tha gazetari i njohur.