“LUIZI TË HA TË GJALLË…”/ Bledi Mane zbulon pse Kiara nuk është në listën e ish-banorëve më të paguar: Nuk ka shitur asnjë palë brekë – AlpeGossip
“LUIZI TË HA TË GJALLË…”/ Bledi Mane zbulon pse Kiara nuk është në listën e ish-banorëve më të paguar: Nuk ka shitur asnjë palë brekë

“LUIZI TË HA TË GJALLË…”/ Bledi Mane zbulon pse Kiara nuk është në listën e ish-banorëve më të paguar: Nuk ka shitur asnjë palë brekë

Gazetari i njohur, Bledi Mane, i cili ka qenë edhe konkurrent në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”.

Mane ka treguar se sa lekë fitojnë ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nga rrjetet sociale me postimet që bëjnë.

Teksa tha 5 banorët që fitojnë më shumë, gazetari nuk la pa përmendur edhe ata që nuk janë te lista e më të paguarve. Në mesin e tyre ishte edhe moderatorja e njohur, Kiara Tito.

I pyetur se pse Kiara nuk është në listën e banorëve më të paguar të BB VIP 2, Mane u përgjigj:

“Se nuk ka shitur asnjë palë brekë, a kupton? Më thuaj tani, ti ke shoqe, di ndonjë që vajzë që ka blerë? Në një treg të vogël saç ka Shqipëria me 2.8 milionë banorë. Ne nuk jemi në Brazil me një 200 milionë që 2 milionë veta do i blinin këto brekë”.

Ndërsa kur i thanë se Kiara ka më shumë ndjekës se partneri i saj në “Instagram”, gazetari tha: “Kur vjen çështja te lekët, Luizi të ha të gjallë”.