ACARIM, SKUQJE DHE AKNE/ Ja i ta shpëtojmë fytyrën nga i ftohti me këto 4 rregulla – AlpeGossip
ACARIM, SKUQJE DHE AKNE/ Ja i ta shpëtojmë fytyrën nga i ftohti me këto 4 rregulla

ACARIM, SKUQJE DHE AKNE/ Ja i ta shpëtojmë fytyrën nga i ftohti me këto 4 rregulla

Përveç maskës, një tjetër armik i lëkurës është i ftohti. Acarime, skuqje, ashpërsi dhe akne shkaktuar nga mbajtja e maskë, duhet të na bëjnë dyfish më vigjilente kur vjen puna tek kujdesi ndaj lëkurës. Çfarë duhet të bëjmë?

Hidratimi

Estetistët dhe dermatologët këshillojnë hidratimin si mënyrën më të mirë të mbrojtjes së lëkurës së fytyrës. Invesoni në një krem të mirë hidratant dhe pini sa më shumë ujë për të shmangur tharjen.

Temperatura

Kalimi nga një temperaturë e ngrohtë në një të ftohtë dhe ansajelltas shkakton probleme me lëkurën e fytyrës. Për këtë arsye këshillohet përdorimi i masazhit që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe bën që lëkura e ta marrë shpejt veten pas ndërrimit të temeraturës.

Grimi

Përpiquni të mos përdorni shumë grim, nëse dëshironi që ky i fundit t’ju qëndrojë mirë. Grimi në një lëkurë të thatë ka vetinë të bëhet si një maskë e shëmtuar që nga momenti në moment do të plasaritet. Gjithashtu përpiquni të përdorni make up kundra ujit, për t’i paraprirë çdo të papriture të motit.

Pastrimi

Gjatë kësaj periudhe pastrimi i lëkurës nga qelizat e vdekura është më i nevojshëm se asgjë tjetër. E gjitha kjo për të shmangur irritimin dhe petëzimin e saj.

Burimi: Bustle