Olta Gixhari po pret me emocion të bëhet nënë për herë të parë dhe gjatë kësaj kohe nuk po i kursen fotot, të cilat publiku mezi i pret, ato me barkun e rrumbullakosur.
Ditën e sotme aktorja bukuroshe ka postuar dy foto nga shtëpia në Spanjë, ku jeton së bashku me partnerin.
Olta shfaqet duke pozuar para pasqyrës, e veshur sportive, pothuajse pa makeup dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.
Pak kohë më parë Olta prezantoi për herë të parë partnerin me një foto ku çifti shfaqej gjatë pushimeve të vitit të kaluar.