SUPER SURPRIZA E AKTORIT TURK/ Tolgahan i bën Almedës dhuratën luksoze me çmimin paksa të kripur (FOTO) – AlpeGossip
SUPER SURPRIZA E AKTORIT TURK/ Tolgahan i bën Almedës dhuratën luksoze me çmimin paksa të kripur (FOTO)

SUPER SURPRIZA E AKTORIT TURK/ Tolgahan i bën Almedës dhuratën luksoze me çmimin paksa të kripur (FOTO)

Dyshja e njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar të mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre turke.

Këto të fundit kanë bërë të ditur se aktori ka bërë disa blerje të fuqishme së fundmi, duke i bërë edhe një dhuratë luksoze partneres së tij, Almedës.

Mësohet se Tolga ka shpenzuar rreth 3 milion lira turke për dy makina xhip të modelit të fundit.

Njërën prej tyre, e cila kushton 1 milion e 700 lira turke, ai ia ka bërë dhuratë partneres.

Për më tepër, targat e makinës janë të personalizuara pasi mbajnë tre shkronjat e tyre, Tolgës, Almedës dhe të birit Efehan.

Në mediat turke ka qarkulluar një foto e makinës ku duket pjesërisht targa.

Dy aktorët kurorëzuan me martesë dashurinë në vitin 2017, ndërsa vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë.

Pas martesës, aktori bleu një vilë luksoze në Turqi, e cila i kushtoi 8 milion lira turke.