Së shpejti kemi dasmë! Aktori shqiptar na rrëfen planet e tij… (FOTO) – AlpeGossip
Së shpejti kemi dasmë! Aktori shqiptar na rrëfen planet e tij… (FOTO)

Së shpejti kemi dasmë! Aktori shqiptar na rrëfen planet e tij… (FOTO)

Aktori i njohur Amos Zaharia nuk e ka mbajtur aspak të fshehtë lidhjen me Gigliolën, madje në rrjetet e tyre sociale shohim se janë kudo bashkë.

Prej 3 vitesh Amos dhe Gigliola janë në një lidhje dhe së fundmi na kanë treguar se kanë bërë planet për martesë.

Ata kanë qenë të ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku kanë rrëfyer marrëdhënien e tyre, bashkëjetesën, faktin që punën nuk e ngatërrojnë me jetën private si dhe kanë zbuluar planet për të ardhmen e tyre.

Amos dhe Gigliola kanë treguar se familjet janë takuar, por në krahasim me dasmën mbretërore të Elias ata kërkojnë të kenë diçka private, larg njerëzve dhe medias.

“E kemi diskutuar dasmën, madje edhe atë të Elias. Ka akoma kohë për të por unë jam natyrë tjetër, dua diçka intime.”- ka thënë këngëtarja.

Madje, më tej Amos na ka treguar se ata ëndërrojnë një ceremoni në bregdet ku të gjithë do të jenë të veshur me të bardha, pra një ceremoni Hawai-ane, me kurora dhe shumë private. E përsa i përket fëmijëve, çifti mendon se kanë nevojë ende për t’u rritur vetë dhe më pas të mendojnë për këtë gjë.