"DUA SHUMË FËMIJË"/ Era Rusi jep më në fund lajmin e bukur (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
“DUA SHUMË FËMIJË”/ Era Rusi jep më në fund lajmin e bukur (FOTO+VIDEO)

“DUA SHUMË FËMIJË”/ Era Rusi jep më në fund lajmin e bukur (FOTO+VIDEO)

Këngëtarja e dashur për publikun Era Rusi është komentuar mjaft për zërin dhe këngët e saj, por edhe për jetën private. E ftuar së fundmi në “Pushime on Top”, Era ka folur më shumë për karrierën e saj, por edhe për jetën personale ku ka zbuluar se është ende beqare.

Këngëtarja ka rrëfyer se këtë sezon ka marrë pjesë në shumë dasma dhe me shaka ka treguar se i përdor ato si një ogur për veten, por që ende nuk ka shërbyer për diçka. Mirëpo,ndonëse është beqare, Era ka treguar se dëshiron shumë që të krijojë familje dhe të bëjë shumë fëmijë.

“E dua jetën familjare. Dua shumë fëmijë, por nuk më dalin llogaritë kur do i bëj”, tha Era ndërkohë që tregoi se për shkak të punës qëndron larg familjes së saj në momentet më të rëndësishme.