CILI ËSHTË ÇELSI I POZTIVITETIT TËND? Fjoralba Ponari i jep fansave këshillën më të mirë – AlpeGossip
CILI ËSHTË ÇELSI I POZTIVITETIT TËND? Fjoralba Ponari i jep fansave këshillën më të mirë

CILI ËSHTË ÇELSI I POZTIVITETIT TËND? Fjoralba Ponari i jep fansave këshillën më të mirë

Fjoralba Ponari është një moderatoret më të reja të showbiz-it, e cila ia ka dalë të kthehet shpejt në një ndër më të preferuarat të publikut shqiptar. Ajo gjithmonë është treguar hermetike përsa i përket jetës së saj private, megjithatë është shumë aktive në rrjete sociale, pasi mundohet që gjithmonë të mbajë një lidhje me fansat e saj. Ditën e sotme, moderatorja ka bërë në ‘Instagram’ një ‘pyetje&përgjigje’ dhe ka marrë disa pyetje interesante. “Cili është çelësi që dukesh gjithmonë kaq pozitive?”, e ka pyetur një nga ndjekësit. “Dështimi pa përpjekje është i sigurtë. Preferoj t’i jap vetes mundësinë që të paktën të mos pendohem që nuk u përpoqa”, është përgjigjur Fjoralba, duke dhënë kështu dhe një këshillë shumë të vyer për të gjithë. Ajo gjithashtu ka zbuluar disa ‘sekrete’ rreth vetes së saj, si përshembull që mosmirënjohja është gjëja e vetme që ajo nuk toleron tek një person, apo se ambicia dhe motivimi për të arritur gjërat e saj janë dy karakteristika shumë të mira që moderatorja i zotëron.