A KE NJË FOTO KUR KE QENË E VOGËL? Kejvina Kthella na la pa fjalë me atë çka publikoi – AlpeGossip
A KE NJË FOTO KUR KE QENË E VOGËL? Kejvina Kthella na la pa fjalë me atë çka publikoi

A KE NJË FOTO KUR KE QENË E VOGËL? Kejvina Kthella na la pa fjalë me atë çka publikoi

Kejvina Kthella gjithnjë ka ditur se si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve gjatë kohës kur ishte velinë në emisionin “Xing me Ermalin.”

Për ata që ndoshta e kanë humbur si informacion, Kejvina më datën 9 mars njoftoi publikisht se nuk do të ishte më pjesë e emisionit në fjalë dhe se do të shkonte në Itali.

Asokohe moderatori i njohur Ermal Mamaqi pohoi se së shpejti do ta shohim Kejvinën në një kanal të fuqishëm italian dhe sot vetë ajo konfirmoi përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram se gjithçka është në proces e sipër.

Kthella siç mund ta keni vënë re është mjaft aktive në Instagram, ku vazhdimisht iu përgjigjet ndjekësve për çdo pyetje që ata i shtrojnë.

Së fundmi, në Insta Story një prej tyre i ka shkruar: “A ke një foto kur ke qenë e vogël?”

Kejvina nuk ka hezituar aspak që të publikojë një foto të shkrepur gjatë periudhës së fëmijërisë dhe të gjithë mbetëm pa fjalë.

Ajo paska qenë e vogël një yll i vërtetë, me tipare shumë të këndshme, dhe sytë e saj ngjyrë blu duken aq të bukuuur!