“BABËS I DHEMB ZEMRA TA SHOH ÇIKËN NË SKENË”/ Ermal Fejzullahu është baba fanatik (FOTO) – AlpeGossip
“BABËS I DHEMB ZEMRA TA SHOH ÇIKËN NË SKENË”/ Ermal Fejzullahu është baba fanatik (FOTO)

“BABËS I DHEMB ZEMRA TA SHOH ÇIKËN NË SKENË”/ Ermal Fejzullahu është baba fanatik (FOTO)

Gjatë intervistës së dhënë në “NIN”, Ermal Fejzullahu u ndal gjatë tek karriera, familja dhe fëmijët.

Për herë të parë ai u bë baba në moshën 21-vjeçare, por kjo s’ndikoi aspak tek lidhja e tij me muzikën. Sot, baba i 3 fëmijëve, (2 vajza dhe 1 djal) u pyet nëse do të donte që njëri nga fëmijët të ndiqte hapat e tij.
“Vajza e madhe ka vesh absolut. Luan shumë mirë në piano, por babës i dhemb zemra ta shohë çikën e vet në skenë. Unë jam vetë pjesë e kësaj. E di çfarë ndodh në skenë, pas skene. Unë i uroj shëndet, t’i prijë e mbara dhe talentin ta shfrytëzojnë.”

Dhe…përgjigja përfundimtare e Ermalit? Një vajzë këngëtare?

“Unë jam pak fanatik, vajzën nuk kisha qejf ta shihja si këngëtare. Djali është pak më ndryshe, por s’ka zë.”- përfundoi ai.

Me pak fjalë, s’ka asnjë dëshirë që ajo të ndjekë hapat e tij, por gjërat mund të ndryshojnë. Ku i dihet!