KËNGË ME LUIZIN? Ish-banorja e BBV2 zbulon të vërtetat mbi çiftin: Kur lindi Kiara, unë… – AlpeGossip
KËNGË ME LUIZIN? Ish-banorja e BBV2 zbulon të vërtetat mbi çiftin: Kur lindi Kiara, unë…

KËNGË ME LUIZIN? Ish-banorja e BBV2 zbulon të vërtetat mbi çiftin: Kur lindi Kiara, unë…

Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Nita Latifi, ka qenë mbrëmë e ftuar në “Top Arena” në Top Channel, ku është pyetur nëse është e vërtetë që do bëjë një këngë me Luiz Ejllin.

Ajo shprehet se fituesi i edicionit të dytë të BBV i pëlqen shumë si artist dhe do donte shumë që të kishte një bashkëpunim me të, por deri më tani nuk e kanë diskutuar një gjë të tillë.

Ndërsa përsa i përket nëse e ka uruar Kiara Titon kur ka lindur, këngëtarja e njohur shprehet se me moderatoren shkëmben gjithmonë mesazhe në raste festash e ditë gëzimesh.

Pjesë nga biseda:

Alesia: A është e vërtetë që ti dhe Luiz Ejlli do publikoni një këngë së bashku?

Nita: Jo nuk është e vërtetë, por kam shumë qejf sepse zëri i Luizit më pëlqen shumë edhe ndër vite e kam përcjellë si artist, në përformancat që ai ka pasur ndër vite, kështu që do kisha qejf, por jo.

Alesia: A është e vërtetë që nuk e ke uruar Kiarën kur u bë nënë?

Nita: Jo nuk është e vërtetë, me Kiarën zakonisht urohemi në festa, në ditë të mira, në gëzime dhe shpresoj që ashtu qoftë gjithmonë. Nuk është e vërtetë, e kam uruar.