RRËFIMI I REPERIT "NGA PËRTEJ VARRIT"/ Pranon dhunimin e ish të dashurës shtatzënë - AlpeGossip
RRËFIMI I REPERIT “NGA PËRTEJ VARRIT”/ Pranon dhunimin e ish të dashurës shtatzënë

RRËFIMI I REPERIT “NGA PËRTEJ VARRIT”/ Pranon dhunimin e ish të dashurës shtatzënë

Një regjistrim audio i reperit të ndjerë XXXTentacion është zbuluar disa muaj pas vdekjes së tij. Në regjistrimin tronditës raportohet se ai ka pranuar sulmin ndaj ish të dashurës së tij dhe goditjen me thikë të 9-të personave.

Regjistrimi është bërë në fshehtësi dhe besohet të jetë realizuar në vitin 2016, kur u akuzua për dhunimin e ish të dashurës shtatzënë.

Zyra e Avokatit të Shtetit në Miami-Dade tha se ai ka pranuar vepra të shumta kriminale në audio.

20-vjeçari u qëllua dhe u vra në jug të Floridës në qershor.

Para se të vdiste, reperi, emri i vërtetë i së cilit është  Jahseh Onfroy, ishte në pritje të gjykimit për akuzat e dhunës në familje, ngacmimeve seksuale dhe ndërhyrjen tek dëshmitari, akuza të cilat i mohoi.

Avokati i shtetit në Miami-Dade tha se regjistrimi mendohet të jetë bërë rreth kohës së arrestimit të tij në tetor 2016 për sulmin e ish të dashurës së tij, Geneva Ayala.

Në regjistrim, reperi diskuton me ish të dashurën e tij. Ai besonte se Ayala e kishte tradhëtuar, raporton BBC.

Ndërsa e kërcënon me jetë nëse ‘luan me të’.

“Unë isha në Miami dhe qëllova njerëzit më thikë. Sa njerëz u thanë në lajme? Ata thanë tre, por ishin 8,”-dëgjohet në audio.

“Ajo e ka parë këtë …”-vazhdon ai, duke iu referuar Ayalas. “Ajo e di dhe është e frikësuar, mendon se do ta vras.”

Në janar të vitit 2016, një gazetë lokale e Floridës, Sun Sentinel, raportoi se policia po “kërkonte për personin që kishte goditur me thikë tre njerëz gjatë një përplasje në Deerfield Beach”.

XXXTentacion gjithashtu pranon se kishte goditur me thikë një ish-menaxher, incident për të cilin u arrestua në Orange County, Florida.

Pas vdekjes së rapperit, një gjykatës vendosi të tërheqë rastet penale të pazgjidhura kundër tij.