Këngëtarja Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë me 20 maj në Eurovison me këngën e saj ‘Sekret’. Artistja përveç komenteve pozitive dhe përkrahejs së shumtë që ka marrë nga fansat ka pasur dhe nga ato komente negative të cilat mesa duket e kanë prekur artisten.
Ronela ka postuar sot në “Twitter” një shkrim ku tregon se i mungon studioja e saj , të bëj muzikë apo fansat. Ajo u shpreh se ka punuar shumë për performancën që do të paraqesë në festivalin e madh por njerëzit nuk janë ende të kënaqur me të.
Sipas saj kjo është e gjitha çka mund të bëjë dhe madje i ka kërkuar falje ndjekësve. Këngëtarja duket se është prekur shumë nga komentet negative sa iu ka kërkuar gjithashtu që në momentin kur ajo do të përformojë të fikin TV dhe mos ta shikojnë performancën e saj pasi do ta harrojnë më shpejtë.
“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorat kur të performojë këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!”– shkroi ajo në postim për “Twitter”.
Mbrëmjen e djeshme Ronela ka sqaruar veprimin e papritur të faqes zyrtare të Eurovisionit të cilët censuruan foton e këngëtares të shkrepur gjatë performancës së saj.
E ftuar në “Goca dhe gra”, Hajati tregoi se e gjitha ishte thjesht një lëvizje dore dhe se duhej të ishin marrë foto të tjera gjatë performancës në skenë. Gjithashtu ajo preku dhe pjesën e bullizimit në rrjetet sociale sidomos ndaj komenteve negative që ajo ka marrë në lidhje me fizikun e saj dhe shtoi se ka pasur suport të madh nga njerëz që nuk i njeh aspak.
“Është një lëvizje, që thjesht shkon dora dhe është kapur aty. E di si është puna, kemi pasur një suport shumë të madh nga njerëz që as nuk i njoh. Komentet negative janë shumë të pakta. Unë i pikas këto se dua t’i shoh. Problemi është se komentet pikante janë vetëm bullizuese dhe të poshtra, sa je shëndoshur sa kile ke shtuar. Koreografia është censuruar se ka video të tjera që duhet të ishin marrë”.– tha ajo.