“PO TË LËMË PA TË HEDHUR NË GJYQ”/ Ermal Mamaqi ka 2 fjalë për Kejvinën – AlpeGossip
“PO TË LËMË PA TË HEDHUR NË GJYQ”/ Ermal Mamaqi ka 2 fjalë për Kejvinën

“PO TË LËMË PA TË HEDHUR NË GJYQ”/ Ermal Mamaqi ka 2 fjalë për Kejvinën

Mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, Kejvina konfirmoi më në fund lajmin e shumë komentuar të ditëve të fundit për largimin e saj nga emisioni, lajm të cilin e bëri të ditur “Xing.al”.
Kejvina zbuloi se së shpejti do e shohim në një kanal të fuqishëm italian dhe kjo është arsyeja e largimit të saj nga emisioni shumë i dashur për shqiptarët “Xing me Ermalin”.

Pak më parë moderatori Ermal Mamaqi postoi në Instagram videon e cila përloti Kejvinën mbrëmjen e sotme e ku shfaqen momente të saj gjatë puntatave të emisionit.

Me humor, Ermali i thotë Kejvinës se po e lë të shkojë pa e hedhur në gjyq për faktin që u largua në mes të sezonit.

“Do na mungosh Kejvina… me gjithë bukurinë dashurinë dhe karakterin tënd të fortë. Të duam kaq shumë sa po të lëmë të shkosh pa të hedhur në gjyq. Na e trishtove zemrën por do na gëzosh kur të shohim në ekrane botërore…”, shkruan Ermali.