“NUK KAM DASHUR T’I TURPËROJ SHQIPTARËT”/ Mario flet për herë të parë pasi zbuloi se është homoseksual – AlpeGossip
“NUK KAM DASHUR T’I TURPËROJ SHQIPTARËT”/ Mario flet për herë të parë pasi zbuloi se është homoseksual

“NUK KAM DASHUR T’I TURPËROJ SHQIPTARËT”/ Mario flet për herë të parë pasi zbuloi se është homoseksual

Mbrëmjen e djeshme grimieri me origjinë shqiptare, Mario Dedanovic inaguroi nismën Shqiptare për Udhëheqje, një iniciativë e re në Universitetin e Harvardit e krijuar dhe drejtuar nga një student shqiptar. 

Projekti synon për të njohur kontributet e shqiptarëve të suksesshëm në fushat e tyre, duke i shpalosur ato në Harvard dhe i ftuari i parë ishte Mario.

Gjatë diskutimit Mario foli për karrirën e tij, sfidat që ka kaluar si edhe u ndal tek seksualiteti i tij pasi një vajzë nga publiku e pyeti: “çfarë këshillash u jepni prindërve shqiptarë?”

Mario i kërkoi shqiptarëve të mos ia bëjnë jetën e vështirë fëmijëve që kanë prirje të ndryshme seksuale dhe shtoi se:

Fëmijët vuajnë shumë dhe ata nuk e meritojnë këtë. Çdo prind e do fëmijën pa marrë parasysh gay apo jo. Nuk i fajësoj prindërit e mi sepse nuk dinin më mirë. Nëna ime merrej me delet në Shqipëri dhe nuk u arsimua dot.” Mario gjithashtu tregoi se ai mendon për kulturën e tij dhe nga vjen.

I përlotur tha “Dua të nderoj shqiptarët dhe kurrë nuk kam dashur t’i turpëroj ata”.