U MBUSH KUPA/ Arbana Osmani reagon publikisht për gjithçka po thuhet për të – AlpeGossip
U MBUSH KUPA/ Arbana Osmani reagon publikisht për gjithçka po thuhet për të

U MBUSH KUPA/ Arbana Osmani reagon publikisht për gjithçka po thuhet për të

Lajmi se moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Arbana Osmani, është larguar nga “Top Channel”, pak ditë më parë bëri bujë të madhe.

Fillimisht u tha se ka pasur një përplasje mes saj dhe drejtorit të televizionit, Ben Blushi për një vlerësim më të lartë monetar.

Ndërkohë, ditën e sotme “gazetamapo.al” raportoi se “molla e sherrit” është bërë një postim i Arbanës në faqen zyrtare të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” dhe që kishte lidhje me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

“Sherri ka nisur për shkak të publikimit të videoklipit të Xhensila Myrtezajt, të realizuar nga Eduart Grishaj, në faqen e emisionit që drejtohet nga Arbana. Drejtuesit e televizionit i kanë kërkuar Arbanës që ta heqë këtë postim nga faqja e ‘Dua të të bëj të lumtur’, por ajo ka kundërshtuar, duke thënë se është emisioni i saj, ajo është autorja dhe ka të drejtën të hedhë gjërat që dëshiron”, shkruan  “gazetamapo.al.” (Për më shumë, lexoni këtu)

Teksa të gjithë ishim kuriozë të mësonim cili është reagimi i vetë Arbanës në gjithë këtë histori, moderatorja na e ka shuar kuriozitetin të gjithëve.

Bukuroshja ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, krah së cilës shkruan, ndër të tjera: “Shihemi sonte në orën 21.00 me të tjera histori të jashtëzakonshme në ‘Top Channel.’ Faleminderit të gjitha portaleve për shfrenimin e fantazisë në lajme nga më të pabesueshmet, por që gjithsesi shumë argëtuese! Një përqafim për të gjithë!”

Në mënyrë të tërthortë, Arbana sapo i mohoi të gjitha aludimet mediatike, duke i cilësuar të pabesueshme, mirëpo prapë së prapë nuk e ndau sharpin nga sheqeri, duke e lënë gjithçka thuhet për të, në ajër!