EKSKLUZIVE/ Fitoi çmimin e parë në Rumani. Inis Neziri RRËFEN: Si e përfaqësova UNË Shqipërinë! (FOTO) – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Fitoi çmimin e parë në Rumani. Inis Neziri RRËFEN: Si e përfaqësova UNË Shqipërinë! (FOTO)

EKSKLUZIVE/ Fitoi çmimin e parë në Rumani. Inis Neziri RRËFEN: Si e përfaqësova UNË Shqipërinë! (FOTO)

Një tjetër artiste shqiptare triumfon në festivalin ndërkombëtar dhe na bënë krenar me vokalin e saj të veçantë që tërhoqi vëmendjen e gjithë rumuneve, e jo vetëm.

Ajo është bërë pjesë e skenës që në një moshë shumë të vogël ku edhe ka rrëmbyer çmimin e parë në  garën e “Gjeniut Vogël 5”.

E kemi fjalën për bukuroshen  Inis Neziri e cila  në datën dy shtator fitoi çmimin e parë në festivalin  “Dreri i Artë” që u mbajt në Brosov të Rumanisë.

Sot në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al Inis na tregon më shumë detaje që nuk i dinim për fitoren dhe veten.

Intervista:

Inis ju keni dalë në skenë në një moshë shumë të vogël. Cili ishte personi që zbuloi talentin tuaj?

Sigurisht që prindërit duke qenë se dhe ata vetë merren me muzikë.

A e prisje që ti të fitoje çmimin e parë dhe si e përjetove këtë moment?

Ne fakt nuk e prisja prandaj ishte një nga momentet më emocionuese për mua. Duke qenë një festival aq prestigjoz , fitorja e atij do të thotë jashtezakonisht shumë .

Pas fitores në festivalin e Rumanisë a keni në planë për ndonjë projekt të ri në muzikë?

Te them të drejtën po . Është një projekt në progres …..

Të fitosh çmimin e pare në festivalin “Dreri i artë” në Rumani është një arritje shumë e madhe. Kujt i dedikohet fitorja?

Fitorja i dedikohet shqiptarëve sepse une përfaqësova Shqiperinë dhe anetarëve të delegacionit tim që më kanë ndihmuar shumë.

Përveç muzikës a keni ndonjë pasion tjetër “të fshehur” që ne nuk e dimë?

Më pëlqen të merrem me sporte, volleyball kryesisht.

Planet mbi të ardhmen. Për çfarë ke dëshirë ti vazhdosh studimet?

Nuk jam shumë e sigurtë pasi  kam një mesatare shumë të mirë dhe nuk di çfarë të vazhdoj. Për momentin më pëlqen një degë mbi ekonominë dhe menaxhimin e artëve,biznesit dhe kulturës.

Përgatiti: AlpeNews.al