“Si vjen në jetë me të vërtetë një fëmijë”, libri për vogëlushët që tronditi opinionin – AlpeGossip
“Si vjen në jetë me të vërtetë një fëmijë”, libri për vogëlushët që tronditi opinionin

“Si vjen në jetë me të vërtetë një fëmijë”, libri për vogëlushët që tronditi opinionin

Një libër për fëmijë, në të cilin tregohet se si vijnë njerëzit në jetë, përmes ilustrimeve grafike, ka ndarë njerëzit në dy pjesë.
Libri e përshkruan marrëdhënien seksuale si një “bashkim të një puzzle”, në të cilën marrin pjesë “ndjenja të zjarrta dhe emocione”.

E disponueshme në libraritë amerikane kundrejt çmimit prej 12 dollarësh, “The Amazing True Story of How Babies Are Made” (Historia e mrekullueshme dhe e vërtetë e ardhjes në jetë të fëmijëve”, nga Fiona Katauskas, është një libër me foto, që përshkruan seksin mes “mamit dhe babit”.

Por, jo të gjithë e kanë aprovuar këtë libër, pasi e kanë konsideruar tepër të vështirë dhe të ekzagjeruar për t’ua shpjeguar fëmijëve të tyre.

Në rrjetet sociale kanë nisur komentet që e cilësojnë librin si “të papërshtatshëm”.