Muzikantët drejt politikës! Pas Kastro Zizos, edhe DJ shqiptar shpreh dëshirën për tu bërë politikan (VIDEO) – AlpeGossip
Muzikantët drejt politikës! Pas Kastro Zizos, edhe DJ shqiptar shpreh dëshirën për tu bërë politikan (VIDEO)

Muzikantët drejt politikës! Pas Kastro Zizos, edhe DJ shqiptar shpreh dëshirën për tu bërë politikan (VIDEO)

DJ Sardi njihet për hitet muzikore dhe për atmosferën që krijon në klubet e natës, por askujt nuk do t’ia merrte mendja që ai do të donte të bëhej politikan.

Në një intervistë për “Why Not” nga Roza Lati, ai zbuloi se nëse do donte të ndërronte profesion, do zgjidhte politikën. Para pak javësh, kantautori i njohur shqiptar Kastro Zizo, i ftuar në “Mos i fol shoferit” e tha hapur se shumë shpejt e sheh veten në parlament si deputet, prandaj nuk dëshironte të tregonte se cili person nuk i pëlqen.

Pjesë nga biseda

Lati: Ke menduar ndonjëherë të ndërrosh profesion?

Sardi: Po.

Lati: Cfarë do doje të ishe?

Sardi: Politikan i mirë.

Lati: Pse je manipulues i mirë, ta prish mendjen?

Sardi: Për këtë punë do futesha, që të mos më manipulonin mua. e vetmja gjë që do doja ti futesha politikës do ishte për të rregulluar artin shqiptar për teatrin, akademinë, instrumentistët, për të gjithë.